
Kultura-K
Vizitë nga stafi i bibliotekës së Tetovës
Sot në Qendrën tonë kishim vizitë shumë të këndshme nga stafi i bibliotekës së Tetovës e cila mban emrin e shkrimtarit Koço Racin ashtu si edhe biblioteka jonë, vizitë kjo e cila përkon edhe me ditën kur festohet patronazhi i të dyja këtyre institucioneve. Falënderojmë drejtoreshën Njomza Imeri Ismaili për këtë vizitë si dhe ndihmën e pakursyer që na ka dhënë në vënien në përdorim të platformës elektronike COBISS me çka edhe ne si bibliotekë u bëmë pjesë e familjes së madhe të bibliotekave që ju mundësojnë lexuesve qasje në fondin e librave jo vetëm të bibliotekës sonë por edhe të gjitha bibliotekave në vend por edhe nga rajoni.
Foto album:
https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1161701734008995/
Ekspozitë “Qyteti i thyer”
Në Qendrën e kulturës u realizua ekspozita “Qyteti i thyer” në bashkëpunim me Muzeun e Qytetit të Shkupit dhe MuzeumLINK.

Ekspozita e nxënësve të LuluArtStudio

Në galerin e arteve të INQK “Koço Racin” u realizua ekspozita e nxënësve të LuluArtStudio, udhëhequr nga Lulzime Osmani që bën një punë të mrekullueshme për të nxjerrë në sipërfaqe talentin e tyre.
Continue reading…Komedia e Molierit “I sëmuri për mend” organizuar nga nxënësit e SHFQ “Sande Shterjoski” Kërçovë
Shfaqja teatrale “Limonadë në shoqërinë e drejtorit”

Teatri amator në INQK “Koço Racin” – Kërçovë, më 9 dhe 10 maj, luajti premierën e komedisë urbane “Limonada në shoqërinë e drejtorit” nga Vesna Kuleska me regji të Mihailo Petrevski.
Continue reading…Film i animuar ”Ninxha me kuadrate”

Një kukull Ninxha me Kuadrate e poseduar, bëhet shok me adoleshentin Aleks në mënyrë që të hakmerret për vrasjen e një punëtori të fabrikës së fëmijëve të varfër. Ninxha me kuadrate ndihmon Aleksin të mundë bullizmin që i bëhet në shkollë, gjithashtu dhe të arrijë dashurinë e jetës së tij. Ndërsa Aleksi e mëson atë se hakmarrja e përgjakshme nuk është ndryshe nga krimi i përgjakshëm.
Ekspozitë – “Didymus” nga Аleksandra Аceska
Koncerti tradicional i Pashkëve
Shfaqja teatrale ”Pulëbardha”
Shfaqja teatrale ”Pulëbardha” u luajt nga nxënësit e shkollës së mesme ”Drita” e organizuar nga Kryqi i Kuq – Kërçovë ku me mjetet e grumbulluara nga shitja e biletave u shfrytëzuan për humanizëm.
Continue reading…







