
Qendra e Kulturës “Koço Racin” realizoi koncert të madh në sheshin e qytetit në Kërçovë
Në këtë koncert morën pjesë disa grupe muzikore:
INSTIKT- nga Resnja
Pëllumb Qerimi dhe Bojan Veljanoski- Kërçovë
FUTURE BAND- Kërçovë
BLUR BAND- Kërçovë
HALFGOD- Kërçovë




Koncertin e filloi grupi muzikor Institikt që ishin mysafirë nga Resnja, u paraqitën me disa pika muzikore, për të vijuar pastaj nën tingujt e kitarës nga solisti Pëllumb Qerimi, më pastaj programi u pasurua me rok grupet tjera nga Kërçova si FUTURE BAND me disa pika muzikore, BLUR BAND dhe HALFGOD.
Në program u paraqit edhe kitaristi Bojan Veljanoski ku realizuan pikë muzikore së bashku me kitaristin Pëllumb Qerimi.
Vlen të theksohet se publiku nuk mungonte në këtë koncert, në masë të madhe të rinjtë ku u argëtuan pamasë.




