Category: Arti figurativ

Te kjo kategori do të gjeni ekspozita, promovime dhe njoftime të tjera në lidhje me artin figurativ.

Ekspozitë “Puntoria rinore e Qeramikës”

Edhe këtë vit u realizua me sukses ekspozitë “Punëtoria Rinore e Qeramikës” punime të qeramikës të dizajnuara nga nxënësit e SHMK “Drita” dhe SHMK “Mirko Mileski” Kërçovë nën mentorimin profesoreshës Almedina Bajrami dhe profesorit Miroslav Krsteski, si dhe krijuesit të kësaj punëtorie qeramistit Filip Fidanovski, të punuara në punëtorinë e mjeshtrit të qeramikës Slobodan Stoleski në fshatin Vraneshticë. Ky projekt u organizua nga INQK “Koço Racin” Kërçovë financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e RMV-së

Nxënësit pjesmarrës: Ardita Zenku, Arijona Fetoja, Ana Marija Srbinoski, Anastasija Stojanoski, Alba Lena, Bashkim Fejza, Blina Beqiri, Diona Ibishi, Diona Imeri, Elsa Lena, Evgenija Mihajlovska, Emanuela Stojkoski, Melek Adiloska,Mihaela Sekuloska, Mila Petreska, Kaja Krsteska, Petar Magdenoski, Stefan Sekuloski dhe Petar Joveski.

Foto Link:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.2175562746667722

Video Link:
https://www.facebook.com/share/r/1BiXZqqtam/
https://www.facebook.com/share/v/1E1HKjMQ9M/

Ekspozitë personale “Copëza”

U mbajt ekspozita personale “COPËZA” e artistit vizual dhe skulptorit Denis Haliti Doçi.

Përmes një cikli pikturash abstrakte, artisti solli fragmente kujtimesh, emocionesh dhe përjetimesh, të shprehura përmes ngjyrës, lëvizjes dhe gjurmës së drejtpërdrejtë të penelit.

Event Link:
https://www.facebook.com/profile.php?id=100026420543169&ref=py_c#

Foto Link:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.2163006574590006

Ekspozitë kolektive  të  Lulu Art Studio  “ Buqet zemrash “ 

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm  ekspozitë kolektive  të  Lulu Art Studio  “ Buqet zemrash “  financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.

Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi dhe Maja siljanoski të cilat pasi folën për ekspozitën kolektive  të Lulu Art Studio,  i dhan fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Mazllam Osmani i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e këtijë projekti Lulzime Osmani e cila foli për veprat e nxënësve të saj dhe kjo ekspozitë konkretisht  u paraqit me një numër të madh veprash të moshave të ndryshme .

Nxënësit prezantuan  41 piktura, natyra të qeta  në teknikën e akrillit në pëlhurë, në mënyrë të shkëlqyer, para publikut . Lulzime Osmani  edhe këtë herë dëshmoi dashurinë e saj ndaj figurës së fëmijëve dhe emocionet që shfaqin fëmijët në pikturat e tyre .

Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.

Ekspozitë personale  “ Margaritarët – volumi i dytë    “ Arbana Dehari

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm  ekspozitën personale nga Arbana Dehari “ Margaritarë – volumi i dytë    “ financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.

Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi e cila pasi foli për biografinë e autores i dha fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Mazllam Osmani i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e cila foli për veprat e saj dhe këtë ekspozitë konkretisht ku u paraqit me një numër të madh veprash një pjesë e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita brenda dhe jashtë vendit tone .

Arbana prezantoi 20 piktura, portrete fëmijësh në teknikën vaj në pëlhurë, në mënyrë të shkëlqyer, para publikut . Arbana edhe këtë herë dëshmoi dashurinë e saj ndaj figurës së fëmijëve dhe emocionet që shfaqin fëmijët në rrethana të caktuara, naivitetin, sinqeritetin dhe lirinë e shprehjes së emocioneve.

Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.

17.05.2025 – Event / https://facebook.com/events/s/ekspozite-personalemargaritare/1751275608808348/

Видео материјал од facebook страната

https://www.facebook.com/share/v/18es9z5fpa/

https://www.facebook.com/share/v/1AXrBPLiHT/

Фото албум: https://www.facebook.com/share/p/19RqDnfc3L/

Ekspozitë personale nga Arbëresha Ameti   “ Tekstura në pikturë    “

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm  ekspozitën personale nga Arbëresha Ameti   “ Tekstura në pikturë    “  financuar nga Ministria e Kulturës e RMV. Në prezantim  fillimisht falëmderuam  të gjithë të pranishmit, qendrën e kulturës si dhe Ministrinë e kulturës dhe të Turizmit  për përkrahjen në realizimin e kësaj ekspozite.

Tregoi që krijimtarinë e ka aritur ta pasuroj me një numër të madh veprash shumica e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita të shumta brenda dhe jasht vendit tone . Pra  në këto punime kishte  trajtuar  teksturën me perdorimin e ngjyrave dhe tekstilit si dhe  kishte perdorur materiale  të ndryshme por duke ndërhyrë  dhe materiale   si penji , letra , rëra etj.

Në këto punime kishte tentuar   që me harmoninë e ngjyrave të paraqes në mënyrë të duhur ndjesinë e teksturës.

Ngjyrat e shumta, siç janë: e gjelbra, e kaltra, e kuqja, e bardha, kafja e errët,  janë ato që shprehin freski, kontrast, dhe në të njëjtën kohë edhe harmoni të cilat i ka përdorur dhe do ti përdori edhe gjatë udhëtimit  të mëtutjeshëm në pikturimet e saj . Në këtë ekspozitë Arbëresha Ameti na prezanton 37 piktura të punuara në teknikën e teksturës në pikturë  me dimenzione të ndryshme.