
Në hollin e INQK”Koço Racin”Kërçovë, më 10 tetor 2025 në ora 19:00 , u mbajt ekspozita “Punëtoria Rinore e Qeramikës”, ku u prezantuan punime origjinale dhe artistike të realizuara nga nxënësit e:
🎨 SHMK “Drita” Kërçovë – me mentor prof. Lulzime Osmani
Naile Ristemi
Valza Veliu
Elona Rufati
Mimoza Çodar
Like Baftiri l
Aliona Dalipi
Hajrije Ahmedi
Blina Beqiri
Xhyla Jusufi
🎨 SHMK “Mirko Mileski” Kërçovë – me mentor prof. Mirosllav Krsteski
Petar Magdenoski
Mihaela Sekulloska
Sara Petreska
Ana Marija Srbinoska
Emanuela Stojkoska
Matea Kaleska
Ana Marija Cvetanoska
Kjo ekspozitë është rezultat i një pune të përkushtuar në Punëtorinë e Qeramikës në fshatin Vraneshticë, ku nxënësit punuan nën udhëzimin profesional të mjeshtrit të njohur të qeramikës, Sllobodan Stoleski dhe është fryt i idesë dhe vizionit të profesor Filip Fidanovski, i cili që nga fillimi ishte ideatori dhe nxitësi kryesor i këtij projekti.
Gjatë këtij procesi krijues, nxënësit mësuan të punojnë me baltë natyrale duke e formësuar me dorë ose në rrotën e qeramikës. Pasi formohen, punimet lihen të thahen për disa ditë, më pas piqen në furrë në temperatura të larta për t’u forcuar dhe finalizuar. Në fazën përfundimtare, ato glazohen (lyhen me shtresë mbrojtëse dhe dekoruese) dhe piqen përsëri – duke u shndërruar në vepra të qëndrueshme dhe estetikisht të veçanta.
Një falënderim i veçantë i drejtohet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për mbështetjen financiare të këtij projekti, që mundësoi këtë përvojë unike për të rinjtë dhe realizimin e ekspozitës.
Ky aktivitet jo vetëm që zhvilloi aftësitë artistike të nxënësve, por edhe kontribuoi në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë kulturore nëpërmjet një zanati tradicional që vazhdon të frymëzojë breza të rinj.
Urime të gjithë pjesëmarrësve për punën dhe përkushtimin – dhe faleminderit për kontributin në pasurimin e jetës kulturore .
Event link:
https://www.facebook.com/share/1Vs7hPB24t
Video link:
https://www.facebook.com/share/v/1C5ySbdK3y
https://www.facebook.com/share/v/1GW4Sy2N6E
https://www.facebook.com/share/v/14zUV3extH
Foto Album :