
Tagged: ekspozitë
Ekspozitë kolektive të Lulu Art Studio “ Buqet zemrash “

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitë kolektive të Lulu Art Studio “ Buqet zemrash “ financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.
Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi dhe Maja siljanoski të cilat pasi folën për ekspozitën kolektive të Lulu Art Studio, i dhan fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Mazllam Osmani i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e këtijë projekti Lulzime Osmani e cila foli për veprat e nxënësve të saj dhe kjo ekspozitë konkretisht u paraqit me një numër të madh veprash të moshave të ndryshme .
Nxënësit prezantuan 41 piktura, natyra të qeta në teknikën e akrillit në pëlhurë, në mënyrë të shkëlqyer, para publikut . Lulzime Osmani edhe këtë herë dëshmoi dashurinë e saj ndaj figurës së fëmijëve dhe emocionet që shfaqin fëmijët në pikturat e tyre .
Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.
Ekspozitë personale nga Arbëresha Ameti “ Tekstura në pikturë “

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitën personale nga Arbëresha Ameti “ Tekstura në pikturë “ financuar nga Ministria e Kulturës e RMV. Në prezantim fillimisht falëmderuam të gjithë të pranishmit, qendrën e kulturës si dhe Ministrinë e kulturës dhe të Turizmit për përkrahjen në realizimin e kësaj ekspozite.
Tregoi që krijimtarinë e ka aritur ta pasuroj me një numër të madh veprash shumica e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita të shumta brenda dhe jasht vendit tone . Pra në këto punime kishte trajtuar teksturën me perdorimin e ngjyrave dhe tekstilit si dhe kishte perdorur materiale të ndryshme por duke ndërhyrë dhe materiale si penji , letra , rëra etj.
Në këto punime kishte tentuar që me harmoninë e ngjyrave të paraqes në mënyrë të duhur ndjesinë e teksturës.
Ngjyrat e shumta, siç janë: e gjelbra, e kaltra, e kuqja, e bardha, kafja e errët, janë ato që shprehin freski, kontrast, dhe në të njëjtën kohë edhe harmoni të cilat i ka përdorur dhe do ti përdori edhe gjatë udhëtimit të mëtutjeshëm në pikturimet e saj . Në këtë ekspozitë Arbëresha Ameti na prezanton 37 piktura të punuara në teknikën e teksturës në pikturë me dimenzione të ndryshme.
Ekspozitë “Stimuloji shqisat” nga Elita Aliti

Në Qendrën e kulturës u realizua ekspozitë kushtuar personave të verbër. Ekspozita u shoqërua me tinguj të pianos nga pianisti Kolos Curri.
Continue reading…Ekspozitë e skulpturave nga Marjan Stojanoski

Skulptori i mirënjohur Marjan Stojanoski realizoi ekspozitën e tij të skulpturave në Pallatin e kulturës së Kërçovës.
Continue reading…Ekspozita e nxënësve të LuluArtStudio

Në galerin e arteve të INQK “Koço Racin” u realizua ekspozita e nxënësve të LuluArtStudio, udhëhequr nga Lulzime Osmani që bën një punë të mrekullueshme për të nxjerrë në sipërfaqe talentin e tyre.
Continue reading…




