Ekspozitë personale nga Arbëresha Ameti   “ Tekstura në pikturë    “

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm  ekspozitën personale nga Arbëresha Ameti   “ Tekstura në pikturë    “  financuar nga Ministria e Kulturës e RMV. Në prezantim  fillimisht falëmderuam  të gjithë të pranishmit, qendrën e kulturës si dhe Ministrinë e kulturës dhe të Turizmit  për përkrahjen në realizimin e kësaj ekspozite.

Tregoi që krijimtarinë e ka aritur ta pasuroj me një numër të madh veprash shumica e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita të shumta brenda dhe jasht vendit tone . Pra  në këto punime kishte  trajtuar  teksturën me perdorimin e ngjyrave dhe tekstilit si dhe  kishte perdorur materiale  të ndryshme por duke ndërhyrë  dhe materiale   si penji , letra , rëra etj.

Në këto punime kishte tentuar   që me harmoninë e ngjyrave të paraqes në mënyrë të duhur ndjesinë e teksturës.

Ngjyrat e shumta, siç janë: e gjelbra, e kaltra, e kuqja, e bardha, kafja e errët,  janë ato që shprehin freski, kontrast, dhe në të njëjtën kohë edhe harmoni të cilat i ka përdorur dhe do ti përdori edhe gjatë udhëtimit  të mëtutjeshëm në pikturimet e saj . Në këtë ekspozitë Arbëresha Ameti na prezanton 37 piktura të punuara në teknikën e teksturës në pikturë  me dimenzione të ndryshme.

You may also like...