Ekspozitë “Kopshti shpirtëror” nga Shpëtime Sadiku

Në Qendrën e kulturës u realizua ekspozita “Kopshti shpirtëror” nga artistja Shpëtime Sadiku
Ekspozita në fjalë shfaq lidhshmërinë e ngushtë ndërmjet lules, botës së gjallë dhe pikturës.
Pikërisht lulja e cila ka qenë dhe mbetet inspirim i përhershëm dhe joshës për shumë artistë, gjithashtu edhe ne tablotë e artistes për ta zbërthyer thelbin shpirtëror të botës femërore e ka krahasuar atë me botën e luleve.
Përmes ngjyrave dhe valerit të tyre të shfaqet një emocion me rrënjë të thella të një shpirti femërorë, në ndërkohë që në planin fiziologjik përveç asaj që na lumturojnë, nga vet fakti që ato kthehen në pluhur , edhe lulet përjetojnë trishtimin dhe venitjen. Kjo pra është jeta e tyre e shkurtër , por mjaft intensive, ashtu si dhe njeriu. Ndërsa artisti është ai i cili përpiqet ta zë atë moment të freskisë, simbolikës, mirësisë dhe hyjnores së tyre…, pra për tu dhënë përjetësinë!
Artistja përmes luleve nxjerr ne pah emocionet .Ndaj dhe mund të thuhet se është me të vërtetë gjë e bukur “të hedhësh” lulet në pikturë, në hapësirën e bardhë të pëlhurës, përmes vijave, ngjyrave dhe formave ,në mënyrë reale apo abstrakte por duke e përjetuar secili përmes shpirtërores së tij.
Realizimi teknik i pikturave mbështetet te dy materiale parësore pëlhura dhe ngjyra. Pastaj përmes teknikës së kombinuar ju mundësua proces më i shpejtë dhe më i realizueshëm i efekteve, formave, nënpikturimeve. Edhe pse ngjyrat e vajit e ngadalësonin procesin e tharjes, megjithatë ato ruajnë freskinë e tyre, e shtojnë gjallërinë dhe krijojnë efekte mbresëlënëse.
Në këtë kopsht vërejmë që artistja gjatë krijimit të saj me plot vetëdije ka përcjell simbolikën e fuqishme të luleve mbi jetën, ekzistencën, harmoninë, dashurinë dhe bukurinë.
E preokupuar me këtë motiv , ka synuar të shfaq poetikën e ngrohtë të luleve , ku mbizotëron vlera e ngjyrës dhe spektri i gjer i kolorit të tyre. Ajo vendos shikuesin në një moment kënaqësie të pastër, në mënyrë që shndërron shpirtin në kopsht imagjinar.
Shpëtime Sadiku e lindur më 05.08.1991 në Bazel të Zvicrës.
Studimet i mbaroi më 2016 në Universitetin shtetëror të Tetovës në Fakultetin e Artit figurativ, drejtimi arsimor-Pikturë ne klasën e prof.Ilirjan Beqirit.


Ka marrë pjesë edhe në disa ekspozita kolektive:
“Ura me tri harqe”Prishtinë 2012
“Dita e pranverës”organizata”Alternativa shqip”Gostivar 2012
“Ura me tri harqe”Tiranë 2013
“Femra krijuese” Galeria e arteve Tetovë2014
“Ekspozitë e apsolventëve të artit figurativ” Strugë 2014
“Në mundsh”Kërçovë 2017
“Muzë më jep në gjirin tim” Kërçovë 2017
“Vala e re kulturore”Tetovë,Gostivar,Kumanovë 2018
“Dukuni kah’treni” Kërçovë 2018
“Dukuni kah’shtëpia e kulturës”Kërçovë 2018
“Dukuni kah’kalaja” Kërçovë 2018
” Në mjegull” Kërçovë 2019
“Let art be infected” International virtual Mixed
Exibition Trakya University 2020
“Kopshti pranveror” Tetovë 2020
“28 artist për 28 nëntor” Tetovë 2020
“Kopshti dimëror” Tetovë 2020
“Kopshti pranveror” Tetovë 2021
“Kopshti dimëror” Tetovë 2021

Foto album:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=897144941176182&id=100026420543169

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=897219687835374&id=100026420543169

Video live:

https://fb.watch/duRwW9q2No/

You may also like...

Lini një Përgjigje