Koncert jubilar “ Një jetë me këngë “ – Lumturie Axhami Sejdini

Më datë 27.05.2022 në ora 19:00 në INQK”Koço Racin”Kërçovë këngëtarja Lumturie Axhami Sejdini shënoi 45 vjetorin e karierës së saj.

Lumturia na tregoj për jetën e saj :

Jam Lumturie Axhami, vajzë e Xhavitit dhe Xhevrijes. Kam një vella që quhet Kujtim dhe tri motra: Florijen, Linditën dhe Meritën. Nëse mendoj më thellë, me kenaqësi them se jam krenare që gëzoj epitetin ” këngëtare që para se të flasë ka filluar të këndojë”. Jam me origjinë nga Hani i Elezit, rrjedh nga një familje bujare, mikpritëse dhe artdashëse. Hapat e parë në këngë i kam bërë në vendlindje. Si fëmijë me gjithë temperamentin që kisha, vazhdimisht ndiqja fshehurazi ushtrimet e SHKA “Sharri”. Ishte pranverë e vitit 1978 përfundoi festivali i Gjirokastrës, nga i cili dolën shumë këngë të bukura të cilat i këndoja tërë ditën. Zëri im ra në veshët e xhaxhait tim Naim Axhami dhe ai është shtytësi kryesor që më inkuadroi në rradhët e SHKA “Sharri”. Ëndrra po më realizohej… Erdhi ekipi i TVP i cili bënte reportazhe nga kombinati, ku unë u paraqita me këngë folklorike të cilën e këndova drejtëpërdrejtë. Pasoi festivali në Kacanik. Aty u zgjodha debutuesja më e mirë, ku isha vetëm 9 vjeçe.Në vitin 1981 afrohej festivali “Kosovarja Këndon” në Ferizaj ku morra pjesë vetëm si musafire, jashtë konkurencës për shkak të moshës së vogël. Sukseset filluan të rradhiten. Kalova në shoqërinë Emin Duraku në Shkup. Për të marrë pjesë në ushtrime udhëtoja 2 herë në javë. Dëshira për këngë më mbante me shumë elan e vullnet. Erdhi çasti vendimtar dhe më serioz. Pa i mbushur 14 vite morra pjesë me shumë peripeti( gjithmone rreth moshes ) d.m.th. mezi u pranova në festivalin Kosovarja Këndon në vitin 1984. Kënga ” Sokolat e Dibrës” jo që grabiti shume çmime të asaj kohe, një ndër to ishte edhe çmimi i parë, por u thyen rregullat e festivalit, sepse u përsërit kënga si pasojë e duartrokitjeve frenetike të pa ndërprera. Pasuan festivale të tjera, ai i Suharekës, i Gjilanit, i Shkupit, festivale mbarëkombetare në Itali , Francë. Tashmë nuk isha ajo vajza e vogël që vinte nga një vend provincional por ngado që shkoja rikthehesha me çmime e mirnjohje. Vendosa vulën e artistes që populli ma dedikoi, kisha përkrahjen e duhur për të mposhtur të gjithë pengesat dhe sfidat për të kalitur në një figurë publike të ngjitem në qiellin e pafund.Në vitin 1984 RTP bën audio, më përzgjedh mua që të bëj albumin e parë, në duart e adhuruesve vijnë perlat e muzikës shqipe. Kënga ” Prej zemanit”, “Kur dola te dera”, “Kenga e rexhes”.. të cilat mbetën hite ndër vite. Këndohej drejtpërdrejtë nën përkujdesjen e Isak Mucollit.Me SHKA “Bajram Curri” kishim turne në mbarë Kosovën. Duke e parë Hanin e Elezit qytet të vogël, babi im vendosi të shperngulet ne Shkup shkakut im, që unë të jem më afër aktivitetit tim. Me SHKA “Emin Duraku”, kishim koncerte e turne të pa numërta. Ishin kohëra të arta, nuk këndohej për lekë..Pasuan turnet me muaj nëpër Evropë, kudo hapej zemra e shqiptarit, në Evropë hapeshin shoqatat për manifestime të ndryshme.Me pas, në vitin 1990, erdhi shumë fuqishëm albumi “Premtimi”, i cili karakterizohet me shumë këngë “Kthema mua fatin tim”, “Oj lajle” etj., që edhe sot e kësaj dite këndohen.Më shumë se tre decenie në skenë, të jesh ende e kërkuar dhe e adhuruar s’është punë e lehtë, kërkon shumë punë, sakrificë, korrektësi dhe saktësi. Këngës ia dhash fëmijrinë, rininë, jetën. Gjithë ai përkushtim në një kohë kur s’mund të flisje shqip e jo më të këndoje. Shume bashkëpunime, shumë duete, shumë këngë, videoklipe, kaseta… etj. janë fryti im i punës, duke mos u luhatur e duke mos ikur nga zhanri im, gjithmonë me origjinalitetin, natyshmërinë dhe duke qenë vetvetja.Albumet:1. Sokolat e Dibrës2. Premtimi3. Me fat bajrami4. Buka me shtatë kore. Mos ma the zemrën. Dy buzë,Sot jetoj ne Kercove,se bashku me burrin Xanin dhe dy fëmijët Aidanën dhe Engjëllin, të cilët janë mburrja dhe krenaria ime.

Foto album:

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.895771701313506&type=3

Video live :

https://fb.watch/dkcoAK7IPd/

https://fb.watch/dkcp0aipgz/

https://fb.watch/dkcpFJHCKy/

https://fb.watch/dkcqbs8rI5/

https://fb.watch/dkcqFhmNbC/

https://fb.watch/dkcrfk46g9/

https://fb.watch/dkcrBddhVY/

You may also like...

Lini një Përgjigje