Mesazhi nga UNESKO me rastin e Ditës botërore të librit dhe të drejtave autoriale

PSE SOT LEXIMI ËSHTË I RËNDËSISHËM MË SHUMË SE ÇDO HERË TJETËR23 prill 2020

Sot, si asnjëherë më parë, në kohën kur gjithandej botës shkollat janë mbyllur dhe njerëzit janë izoluar, forca e librit duhet të na ndihmojë që ta luftojmë vetminë, t’i forcojë lidhjet në mes njerëzve dhe t’i zgjerojmë horizontet tona, duke e frymëzuar shpirtin dhe kreativitetin tonë.

Është shumë e rëndësishme koha për lexim, qoftë vetë apo së bashku me fëmijët. Ky është momenti më i volitshëm për të lexuar, t’i edukojmë fëmijët si lexues të ardhshëm, t’ua shtojmë dashurinë ndaj letërsisë që do të zgjasë përgjatë tërë jetës së tyre.

Falë leximit dhe shënimit të Ditës së Librit dhe të të drejtave autoriale 23 Prilli, ne u afruam me të tjerët përkundër largësive, udhëtuam përmes imagjinatës sonë.

Prej 1-23 prillit UNESKO shpërndanë citate, poezi e mesazhe me qëllim të simbolizmit të fuqisë së librit dhe të leximit. Përmes leximit dhe shpërndarjes së njohurive ne ndërtojmë një shoqëri të ndërlidhur dhe të aftë për ta luftuar vetminë.

I ftojmë studentët, arsimtarët, bibliotekistët, lexuesit nga mbarë bota, si dhe të gjithë të tjerët që janë të kyçur në zinxhirin e librit, ta shprehin dhe ta dëshmojnë dashurinë e tyre ndaj leximit. Ne ju nxisim që të ndani informacionin lidhur me librin tuaj të dashur dhe ta shpërndani këtë mesazh pozitiv gjithandej –

 #WorldBookDay and  #StayAtHome.

Nga faqja jonë mund t’i zbrisni mesazhet, t’i shtypni për t’i ngjitur nëpër mure, t’i shpërndani nëpër rrjetet sociale ose t’i publikoni në web faqet e juaja, sepse kjo mënyrë mund të kontribuojë shumë në shtimin e dashurisë për lexim.

Sa më shumë njerëz që do të na dëgjojnë, aq më shumë do të mundemi t’i ndihmojmë.

https://en.unesco.org/commemorations/worldbookday

Mesazhet

Librat jan si aeroplan, tren, rrugë. Ata janë drejtime, udhëtime. Janë ndërtime të mrekullueshëm. Anna Quindelen

Leximi është një nga kënaqësitë më të mëdha të vetmisë.            Harold Bloom

Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.     Ciceroni

Leximi ndihmon që askush të mos ndjehet i huaj.

Të lexosh do të thotë të shtrihen krihët dhe të udhëtohet.

Përfitimi më i madh nga librat është se ata të mundësojnë të udhëtosh pa e bërë asnjë hap.

Jhumpa Lahiri

Lexo, asnjëherë nuk do të ndjehesh vetëm.

Të lexohet me qëllim që asnjë kulturë të mos mbetet e pa zbuluar

Librat janë mjete magjike të lëvizshme, të pazëvendësueshme me asgjë tjetër.

Stephen King

Librat na ndihmojnë që mos të ndjehemi të vetmuar kur ngelim vetëm, dhe na ndihmojnë që mos të jemi ngarkesë e vetëvetes.    Jeremy Collier

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *