Koncert interaktiv për fëmijë “Shoqërim Muzikor”

Koncerti “Shoqërim Muzikor” ishte unik në prezantimin e tij për shkak të veçantisë dhe specifikës së performancës për shkak të përdorimit të dygjuhësisë në prezantim (në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase).

Koncerti ishte edukativ, ku përfshinte PJESË AKTUALE PËR RUAJTJEN E SHËNDETIT dhe sjelljen (Bon Tonin), ku në të njëjtën kohë ishte edhe interaktiv.
Ishte konceptuar në mënyrë që fëmijët kishin mundësi të përfshihen në procesin e prezantimit dhe jo si në rastet e deri tanishme të koncerteve vetëm dëgjues i zakonshëm i koncerteve të caktuara muzikore, shfaqje dramash ose punëtori muzikore.

Qëllimi i këtij projekti ishte që të sublimohen në një projekt të gjitha projektet e përmendura më parë dhe në të njëjtën kohë të bashkojë publikun përmes muzikës dhe gjuha të mos paraqes pengesë.

Projekti implementoi ndërveprim me publikun me qëllim të edukimit të gjeneratave të reja në një mënyrë ndryshe.
Përmes këtij lloji të shfaqjeve, gjeneratat e reja i afrohen muzikës klasike, etno muzikologjisë dhe instrumenteve klasike.
Projekti përmes lojës dhe këngës arriti të afrohet me të rinjtë dhe të zgjojë imagjinatën e tyre dhe imagjinata e tyre të bëhet realitet në mendimet e tyre dhe gjithçka e performuar në një kohëzgjatje prej 45 minutash.

Për shkak të situatës në të cilën ndodhet i gjithë vendi, koncerti ishte i përshtatur për t’u realizuar në kushte të jashtme – përpara hyrjes së qendrës së kulturës. Numri i publikut ishte i kufizuar nga numri i ulëseve, të cilat u vendosen në një distancë prej 2 metrash dhe ishte e shënuar vërejtje nëpërmjet materialeve reklamuese për pjesëmarrësit për të mbajtur maska mbrojtëse gjatë shfaqjes.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *