
Në kuadër të festivalit Meridians, me mbështetjen e Ministrisë së kulturës në Qendrën e kulturës “Koço Racin” Kërçovë u mbajt koncert nga shoqata Artal.
Koncertin e realizuan artistët:
Jetmir Mehmedi – kitarë,
Shkëlzen Pajaziti – violinë
Shkëlzen Baftiari – piano.
Koncerti u realizua në ambient të hapur për shkak të situatës me Covid-19, duke respektuar masat dhe protokollin.