Koncert Festiv me VIVA STRINGS

Me rastin e Ditës së Pavarësisë 8 Shtatorit, INQK “Koço Racin” – Kërçovë mbajti një koncert gala me kuartetin e harqeve VIVA Strings nga Shkupi projekt i finansuar nga Ministria e Kulturës. Në program u shfaqën disa tituj modern që zgjuanë interesin e audiencës. Ndër të tjera, u interpretuan kompozime nga Michael Jackson, Britney Spears, Eurythmics, Robbie Williams, Queen dhe të tjerë.

Paraqtija e një programi të tillë përpara audiencës kërçovare ishte një sukses i shumëfishtë, pasi ndihmon për të edukuar dhe treguar interesin e publikut për lloje të tjera të muzikës përveç zhanreve muzikorë të përditshëm, turbo-folk dhe të ngjashëm.

Përshkak të situatës në të cilën gjendet vendi koncerti u mbajt sipas protokollit të Ministrisë së kulturës e dhënë nga komisioni i shëndetit për mbrojtje nga COVID-19. Koncerti u adaptua që të realizohet në ambient të hapur – përpara hyrjes së Qendrës së kulturës. Publiku ishte i kufizuar në numër, dhe të vendosur në distancë prej 2 metre , dhe ishte e vendosur përmes materialeve reklamuese vërejtje për mbajtjen e maskave gjatë koncertit. Koncerti ishte pjesë e Programit kombëtar për kulturë i vitit 2020 dhe e përkrahur nga Ministria e kulturës dhe nga IN Qendra e kulturës “Koço Racin”- Kërçovë.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *