Përrallë simfonike për fëmijë “Pjetri dhe Ujku”

Më datë 11.09.2020 dirigjentja Agona Çupi dhe dirigjenti Angel Spiroski nën organizimin e IN Qendrës për Kulturë “Koço Racin” Kërçovë dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës shfaqën përrallën simfonike për fëmijë “Pjetri dhe Ujku”.
Pjetri dhe Ujku Op. 67, një “përrallë simfonike për fëmijë”, është një
vepër muzikore e shkruar nga Sergei Prokofiev në 1936.

Tregimtari rrëfeu një histori për fëmijë, ndërsa orkestra e ilustronte atë duke u njoftuar kështu me instrumentet muzikore dhe karakteristikat e tyre. Është vepra më e luajtur e Prokofiev dhe njëra nga veprat më shpesh të interpretuara në të gjithë repertorin klasik.

Përralla simfonike u mbajt përpara hyrjes së Qendrës së kulturës ” Koço Racin” Kërçovë.

Kishte numër të kufizuar të publikut mbi 40 fëmijë në të dy gjuhët me një distance prej 2 metra, gjithashtu kishte person adekuat që bënte matjen e temperaturës dhe dhënien e maskave.

Përralla u prezantua dy herë në dy gjuhë në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe,tregimtar në gjuhën shqipe ishte Arben Rasimi ndërsa në gjuhën maqedonase Damijan Karanfilov.

Për video live që janë realizuar nga përralla simfonike mund të shikoni në linqet më poshtë:

Posted by INQK "Koço Racin" – Kërçovë on Friday, September 11, 2020

Posted by INQK "Koço Racin" – Kërçovë on Friday, September 11, 2020

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *