Ekspozitë “Pikaso ndoshta unë” nga Filip Fidanovski

Me rastin e 140 vjetorit nga lindja e Pablo Picassos, artisti Filip Fidanovski pariqiti ekspozitën “Picasso ndoshta unë” duke u frymëzuar nga pikturat origjinale të Pikasos nëpërmjet portretit të tij realizoi disa pjesë të veprave të realizuara në skulptura duke i paraqitur në grafikë të punuara me argjil dhe porcelan. Ekspozita ishte e finansuar nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës e cila po realizon një sërë ekspozitash kushtuar artistit të madh spanjoll Pablo Picasso.
Në ekspozitën “Picasso ndoshta unë” u shfaqën 10 skulptura (portrete) të punuara në qeramikë, të frymëzuara nga veprat e Pablo Picasso-s. Në këtë ekspozitë, përveç skulpturave në formën e legjendave të veprave, u prezantuan edhe riprodhimet e veprave origjinale të Pikasos, nga të cilat Fidanovski merr frymëzim për veprat e tij.
Ambasada e Mbretërisë së Spanjës, përveç promovimit të artistëve spanjollë, me sukses bashkëpunon dhe mbështet shumë artistë që ushqejnë shpirtin artistik spanjoll.

Foto link:
https://www.facebook.com/100026420543169/posts/pfbid05dUeDH5jfTpj5bQfHeWPN4tuaNpWHzkaVDSfmQB7KrgBA9HUjegM3SDyGzbTjcZzl


You may also like...

Lini një Përgjigje