7 Marsi – Dita e Mësuesit

Qendra për Kulturë në Kërçovë është nikoqire e dy aktiviteteve për shënimin e 7 marsit ditës së mësuesit.

Komuna e Kërçovës shënojë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit me një program artistik ku u shfaq edhe filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Pishtarit të arsimit Mahmud Dumani, i cili gjatë periudhës së kaluar ka lënë gjurmë në ngritjen e arsimit shqip në trevat tona, si dhe është i njohur për rolin e tij fisnik në edukimin e gjeneratave të kohës.

Nxënësit e shkollës së mesme “Drita”- Kërçovë në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë organizuan program të pasur artistik të përbërë nga disa këngë korale, poezi të autorëve më të njohur shqiptar, monolg mbi dinjitetin njerëzor, fragment nga drama “Mësuesi i letërsisë” si dhe krijime personale të nxënësve në prozë dhe poezi.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *