
Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë u mbajtë ekspozita e Punëtorisë rinore të qeramikës, të finansuar dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, ku na nderoi me prezencën e saj edhe Ministresha e kulturës së RMV-së.
Punëtoria rinore e qeramikës, e 9-ta me radhë këtë vit, u realizua në fuajen e Qendrës së kulturës Koço Racin me produktet e qeramikës që janë dizajnuar dhe punuar nga nxënësit e shkollës së mesme komunale “Mirko Mileski” – Kërçovë me mentor. prof. Miroslav Krsteski si dhe nxënës nga shkolla e mesme komunale “Drita” – Kërçovë me mentore Valdeta Ibishi.
Ky projekt në thelb është me karakter edukativ dhe krijues që kontribuon në zhvillimin e duhur të një të riu, por edhe në ruajtjen e një tradite.
Të pranishmit edhe këtë vit treguan një interesim të madh për traditën e vendit tonë, të cilët duke u njohur me traditën dhe zakonet, arritën të krijojnë objekte që burojnë nga ajo traditë dhe kanë ende një vulë bashkëkohore.
Event Link:
https://www.facebook.com/events/637869538549606/?ref=newsfeed
Foto Link:
Video Link:
https://fb.watch/nITgVvMR7B/