Komedia “Burri burrë” nga Kristo Floqi

Qendra e kulturës “Koço Racin”- Kërçovë në bashkëpunim me nxënësit e SHMK ” Drita” të udhëhequr nga aktori Rrahim Ramadani më datë 24.02.2020 ( e hënë ) me fillim në ora 18:30 shfaqën komedinë ” Burri burrë” nga Kristo Floqi.
Në role luajtën nxënësit:
Leonita Zeneli, Diellza Dalipi, Altuna Seferi, Pranvera Ismaili, Driton Zenku dhe Xhemail Maksuti.

Komedia ” Burri burrë” është një komedi tipike për mikroborgjezët e rinj që vjen e formohet nga ata që bien nga fshati në qytet e pasi ti kenë bërë “ca metelikë” ose të kenë zënë ndonjë pozitë në pushtet a në shoqëri, përpiqen ti emitojnë borgjezët e mikroborgjezët e qytetit, për të hyrë në radhën e tyre, ose edhe për t’ua kaluar ndonjëherë. Figura e gruas së drejtorit të financave , ndonëse e vendosur në ambient tipik shqiptar, në vija të përgjithshme nuk ndryshon fare prej figurave të ngjashme të literaturës botërore, por është interesante si një nga veprat e para të këtilla të Floqit dhe ndër të parat në dramaturgjinë shqiptare.

Nxënësit e luajtën në mënyrë të përkryer me çka kishte edhe një numër të madh të audiencës kërçovare që mbetën të kënaqur nga komedia.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *