Shfaqje teatrale për fëmijë “TRE”

Në Qendrën e kulturës Kërçovë në sallën e madhe u realizua shfaqja teatrale për fëmijë “Tre”.
Shfaqja kishte për qëllim argëtimin e fëmijëve njëkohësisht edhe të përcillte një mesazh mjaftë të rëndërsishëm posaqësrisht për ditët e sotme i cili ka të bëjë me mbrojtjen e planetit.
Tema kryesore ishte eko-katastrofa që po ndodh në botë dhe personazhet e shfaqjes shkojnë së bashku nëpër botë për të pastruar mbeturinat në rrugë dhe në male. Me këtë performancë didaktike, fëmijët edukohen se mbeturinat duhet të hidhen në mënyrë selektive në koshët e duhur të riciklimit, në mënyrë që të bëhet ndërgjegjësimi dhe zakonet e më të vegjëlve për rëndërsinë një natyre të shëndetshme.

Ideja ishte që publiku më i ri të mësojë se çfarë është e nevojshme për ta mbrojtur natyrën me qëllim që gjeneratat e reja të jetojnë në ambient të shëndetshëm. Qëllimi i kësaj shfaqjeje ishte gjithashtu t’u mundësojë fëmijëve të shurdhër dhe me dëgjim të dobët të përjetojnë për herë të parë ndjesinë që ofron arti teatror të interpretuar në gjuhën e tyre të shenjave, duke e quajtur atë gjuhë amtare, por edhe publikut të gjerë të fëmijëve i ofrojmë mundësinë që të njohin nga afër dhe edukohuni me gjuhën e shenjave, të cilët përmes ndërveprimit argëtues me aktorët do të mësojnë shenjat dhe alfabetin e shenjave.
Për herë të parë në vendin tonë u prezentua shfaqja e parë profesionale “TRE” me gjuhën e shenjave për fëmijë me dëmtime në dëgjim, në të cilën aktorët në skenë flasin paralelisht në gjuhën e folur dhe të shenjave.

Shfaqja u mbajtë duke respektuar protokolin e Ministrisë së kulturës lëshuar nga komisioni shëndetësor për mbrojtje nga Covid-19.

Foto album:

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1908329842679510&type=3

Video live:

https://fb.watch/ac4VFPQL8w/

https://fb.watch/ac4WcD_Rg3/

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.