Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm ekspozitën personale nga Elma Sherifi “ Jashtë gëzhojës ”, financuar nga Ministria e Kulturës e RMV.
Artistja tregoi që krijimtarinë e ka arritur ta pasuroj me një numër të madh veprash shumica e të cilave janë paraqitur edhe në ekspozita të shumta brenda dhe jashtë vendit tonë.
Veprat e artistes shfaqnin një botë iluzionare aty ku gjithkush dhe gjithçka përjeton lirinë, jetën, të vërtetën. Me një kolorit të pasur me teksturë të lëmuar e cila shpesh duket dhe e vrazhdë. Pëlhura të gjarpëruara në trupat e femrave me qafa të zgjatura, një botë sureale e paprekshme.Me materiale të lehta ne pamje por të rënda në mbajtje, mbulesa e turpit, nderit, frikës, dhimbjes.
Event Link:
https://www.facebook.com/events/1139821683808253
Foto Link:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.1415907699299901
Media Link:
https://fb.watch/sc4geEZ-NX/
Video Link:
https://fb.watch/sc4kfeC9Nc/