Komedia e Molierit “I sëmuri për mend” organizuar nga nxënësit e SHFQ “Sande Shterjoski” Kërçovë

Nxënësit e shkollës fillore “Sande Shterjoski” luajtën komedinë e Molierit “I sëmuri për mend”, në të cilën paraqitet realiteti njerëzor në mënyrë argëtuese.
Komedia e përgatitur nga nxënësit ka të bëjë me një botëkuptim të çuditshëm, po edhe tepër të sëmurë, nga njerëz që mbi logjikën e shëndoshë të gjykimit, vënë interesin e ngushtë dalë nga mendja e sëmurë.
Disa nga rolet që luajtën në këtë komedi janë:
ARGANI – babai i Anzhelikës. Ky bijën e vetë dëshiron ta martojë me një mjek dembel e të perënduar nga trutë, vetëm e vetëm pse ai ka para.
ANZHELIKA – një vajzë e bukur, zemra e së cilës rreh për Kleantin, dashuri të cilën e kundërshton Argani.
BELINA – gruaja e dytë e Arganit ose ndryshe njerkë e Anzhelikës. Ka marrë për burrë Arganin vetëm për t’i zhvatur pasurinë.
Thjeshtë kemi të bëjmë me një nepërkë që vjell vetëm helm grackash e komplotesh.
TUANETA – një shërbëtore dinake dhe e mençur. Ajo mbron të drejtën absolute të Anzhelikës dhe demaskon të gjithë keqbërësit që vetëm shtiren, por në të vërtetë fytyrës kanë maskën e cila ua fsheh qëllimet e liga.
BERALDI – një personazh i këndshëm, vëlla i Arganit që përpiqet ta argëtoj vëllain e vetëshpallur të sëmurë e me këtë edhe ta shpërqendrojë nga qëllimi që Anzhelikën ta martojë me një idiot.
Dhe kështu po kaq interesant janë edhe rolet e tjera, si mjeku Defo, Thomai, farmacisti, valltaret, motra e vogël – Anzhelika, e kështu me radhë.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *