Festivali Ndërkombëtar Folklorik të Këngëve dhe Valleve Popullore “Dr. Vladimir Polezhinoski ”

Më datë 09-10.07.2021, përkundër parashikimit të pasigurt të motit, në hyrje të INQK “Koço Racin” Kërçovë u mbajt Festivali Ndërkombëtar Folklorik i Këngëve dhe Valleve Popullore “Dr.Vladimir Polezhinoski” Kërçovë.

Pas një viti pauzë për shkak të kornavirusit, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së RMV-së, dhe nën organizim të Qendrës së Kulturës “Koço Racin” shënuam Festivalin e 14-të Ndërkombëtar Folklorik të këngëve dhe valleve popullore “Dr.Vladimir Polezhinoski” Kërçovë, ku ishin të ftuar këto shoqëri artistike:

ANSAMBLI “Bajram Curi” KOSOVË

Ansambli Artistik “Aziz Ndreu” Shqipëri

SHKA“Aqif Jahja” – Tearcë – Tetovë-

SHKA “Karshiaka” Shkup

SHKA “Biser” Kërçovë

SHKA”Uskana” Kërçovë

SHKA “Etnos” Shkup.

Për të gjithë shoqërit artistike që morrën pjesë u shpërndan Mirënjohje dhe nga një dhuratë modeste.

Ky eveniment, si një nga më të mëdhenjtë në qytetin e Kërçovës, u shpërnda informacion tek të gjithë ata që e duan folklorin dhe që patën mundësinë të mos humbasin, si dhe të përcjellin të dyja mbrëmjet pas dy orësh program të pasur dhe të larmishëm me valle dhe këngë.

Programi u ndoq nga një audiencë e madhe nga Kërçova, sipas të gjitha protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi, ku në realizimin e programit dhanë kontribut edhe anëtarët e Kryqit të Kuq Kërçovë.

Këtë vit për skenografinë u përkujdesën Desanka Gligorijevic, Sihana Jakupi dhe Krtistijan Mladenovski dhe siç shihet nga fotot e bashkangjitura, me të gjitha efektet përcjellëse, skena është projektuar deri në detajet më të vogla dhe kjo gjë ka ndihmuar të duket mbreslënëse skena.

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1851985244980637/

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1851966688315826/

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *