Koncert “Artemis, Fusion, Jazz, Quintet”

 Në kuadër të programit vjetor të projekteve të miratuara nga Ministria e Kulturës, në ambient të hapur përpara qendrës së kulturës u realizuar koncerti “Artemis, Fusion, Jazz, Quintet” nga artistët e njohur Valon Mehemti në piano, Burim Mehmedi vokal dhe bas kitarë, Driton Beqiri klarinet dhe saksofon, Dejan Apostolovski perkusione ku mysafire speciale ishte e ftuara Rozafa Etemi.
Publiku i pranishëm por edhe ata kalimtar e shijuan koncertin ku u interpretuan këngë të njohura por të përshtatura për stilin e këtij koncerti. Ishte një festë e vërtetë e diversitetit muzikor dhe shprehjes artistike të sjellë në jetë nga të talentuarit e jashtëzakonshëm të Quintetit  Artemis Fusion Jazz.
Publiku ishin dëshmitarë i fuqisë së muzikës për të kapërcyer kufijtë dhe për të krijuar lidhje ndëretnike teksa dëgjonin ritmet dhe harmonitë muzikore të këngëve të njohura shqipe, maqedonase, rome e të tjerë. Ishte kjo mbrëmje një dëshmi e fuqisë së muzikës për të na bashkuar, për të frymëzuar dhe për të lartësuar shpirtrat tanë.

Foto Link:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1256150018609004&type=3
Video Link:
https://fb.watch/nhbLFp1M-_/
https://fb.watch/nhbMCd4p4H/
https://fb.watch/nhbNcysaSV/
https://fb.watch/nhbNNAMKYo/
https://fb.watch/nhbOo2_7ek/
Media Link:
https://novamakedonija.com.mk/makedonija/republika/koncert-na-kvintet-artemis-vo-kichevo/

You may also like...

Lini një Përgjigje