Ekspozitë multimediale “Plagë” nga Hristina Mazneska

Më datë 24.12.2020 në Qendrën e kulturës u mbajt ekspozitë multimedial “Plagë” nga Hristina Mazneska.

“Plagë” ishte një projekt multimedial dhe instalim figurativ i artistes Hristina Mazneska dhe njëkohësisht ishte ekspozita e saj e parë solo.

Ajo është një piktore e apasionuar dhe entuziaste e video artit. Gjatë studimeve të saja ajo eksperimentoi me teknika dhe tema të ndryshme të artit. Ajo është veçanërisht e interesuar në praktikat e artit multimedial që përfshijnë performancë, instalim, animacion, fotografi, film dhe video, eksperimente me zë dhe dritë dhe punë interaktive që komunikojnë dhe përfshijnë publikun. Ajo është një personalitet krijues, e motivuar dhe ambicioze që eksploron problemet sociale dhe i përfshin ato në artin e saj. Përveç kësaj, ai merret me art dihjital, ilustrim dhe dizajn grafik,me çka bën një shkrirje të artit figurativ dhe të aplikuar.

Ekspozita u mbajt sipas protokolleve nga Ministria e kulturës të dhënë nga komisioni shëndetësor për mbrojtje nga COVID-19  dhe kishte numër të caktuar të vizitorëve.

Photo album:

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1640591099453387/

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *