Ekspozitë “Trupi” nga Jana Jakimovska

Në Qendrën e Kulturës Koço Racin – Kërçovë u mbajt ekspozita personale e Jana Jakimovska “Trupi”. Para një numri të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashës në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin” – Kërçovë, Jana Jakimovska prezantoi ekspozitën e saj të 23-të me radhë personale me titull “Trupi” financuar nga Ministria e Kulturës e RSM-së. Në prezantimin e saj ajo fillimisht falënderoi të gjithë të pranishmit, qendrën e kulturës dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen në realizimin e kësaj ekspozite.
Kjo ekspozita kishte karakter multimedial dhe përfshin vepra nga disa periudha të fundit të punës së saj. Kjo ishte ekspozita personale e Jakimovskës e 23-të me radhë. “Fokusi i ekspozitës është trupi, por si metaforë për njeriun, profanin, të shqetësuarin: trupi plaket, shëndoshet; trupi bashkohet, lind; trupi rrjedh gjak, vdes; trupi duhet të mbulohet, të dënohet.

Foto Link:
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.1258576878366318&cft[0]=AZX6zin8Wh-V6tR9Tl3nbRlr6KUrdWtcq_xANxwon3tmp53GHnC5ILRdxzd_FZkYjJHBEUqL9LmycoHJOv5SgxBa666_R_o7qZOx302uetvIA_Tg6ILFCg4CuE5odNmpjiOpJ7JEjx51Px0YLDP5FmC0J01AcPJ5RwgW0EZttXA3e2gMt1SvhBcYzxt63AtvRjg&tn=-R
Video Link:
https://fb.watch/njDU91J2m3/

You may also like...

Lini një Përgjigje