
Skulptori i mirënjohur Marjan Stojanoski realizoi ekspozitën e tij të skulpturave në Pallatin e kulturës së Kërçovës.
Ekspozita ishte e përbërë nga 6 skulptura prej metali, nga të cilat tre ishin rrotulluese, kurse tre statike dhe kishin titullin e përbashkët “ Tradita-gruaja” , si vazhdim i projektit të tij “Feniks”.
Kjo ekspozitë ishte avangarde sepse ishte e rrallë në zonën tonë.
Sipas skulptorit Marjan Stojanoski veprat dërgojnë mesazhin për ngritje edhe kur njeriu mendon se nuk ka shpresë.