Ekspozitë “Shprehje pa kufi” nga LuluArtStudio

Ekspozita “Shprehje pa kufi”, e organizuar nga LuluArtStudio, u mbajt më 22 dhjetor 2025, në foajen e INQK “Koço Racin” – Kërçovë, duke filluar nga ora 18:00. Ky aktivitet përfaqëson një moment të veçantë dhe domethënës në rrugëtimin artistik të nxënësve të studios.

Ekspozita solli përpara publikut një përmbledhje punimesh që pasqyrojnë krijimtarinë, përkushtimin, disiplinën dhe frymëzimin e secilit nxënës, duke dëshmuar rritjen e tyre artistike dhe individualitetin shprehës. Çdo vepër e ekspozuar ishte rezultat i një pune të vazhdueshme dhe plot dashuri për artin, ku shprehja kreative u shfaq pa kufij dhe pa barriera.

Një vlerë e veçantë e kësaj ekspozite lidhet edhe me rrugëtimin e LuluArtStudio-s në qytetin e Kërçovës. Nëse para 10 vitesh kjo studio nisi si një iniciativë e vetme në këtë fushë, sot ajo përfaqëson një qendër të rëndësishme të formimit artistik, duke krijuar me krenari një komunitet të gjerë artistësh të rinj, të talentuar dhe plot vullnet për krijim.

“Shprehje pa kufi” ishte jo vetëm një ekspozitë arti, por edhe një dëshmi e suksesit, punës së palodhur dhe potencialit të brezit të ri artistik në këtë qytet.

You may also like...