Ekspozitë “Above the snow” nga Bojan Veleski

Bojan Veleski lindi në vitin 1994 në Kërçovë. Studioi në Fakultetin Filozofik në Shkup në  degën e historisë së artit.

Ai ka punuar si: – Fotograf zyrtar në Paratissima MCMS  Shkup – 2016-Fotograf zyrtar në “Fashion and Lifestyle expo” Opera dhe Baleti i Maqedonisë – 2017-Fotograf zyrtar i librit të gatimit “From the deps of the sea” Shkup 2018 -Fotograf në ”  Olde Vechte Foundation “Holandë – 2019.

Çmime dhe ekspozita:- Vendin e parë në gara për fotografi “Dil jashtë” Shkup 2016-Shkup 2018.

  • Vendin e dytë në gara për fotografija “Gazetarët e qytetit”   MCMS -Shkup 2018
  • Çertifikatë për mbarimin e kursit për fotografi “Xholef dhe artet” Shkup- 2016.

Duke përdorur aftësitë  e fotoaparatit të  tij, Bojani na ofron një histori të zhvilluar dhe të krijuar artistikisht nga një shëtitje në  natyrë, qëllimi i së cilës është të përcjellë një mesazh “ mbaju”- “mos u dorëzo”.

Duke vërejtur mundësitë e mundshme narrative të barishteve që kanë arritur të qëndrojnë sipër dëborës, ai krijon një seri fotografish të bashkangjitura fort me mesazhin e sipërpërmendur, të cilin si autor ai dëshiron të na i transmetojë.

Ndjeshmëria minimale  e shprehjes, lirisht mund të themi se është në një farë mënyre shprehja kryesore e thelbit të qëllimit.

Duke vërejtur strukturën e dëborës, kontrastin e hijeve kundër sfondit, përbërjes, na jep një vështrim të qartë të mendimit të tij, dhe natyrisht emocionet që ai arriti ti shfrenojë  në kohë, të paraqitura në formën e fotografisë.

Dhe do të përmend edhe disa momente shumë interesante kur uji, megjithëse në gjendje stuhie, duket si një sipërfaqe e fryrë.

Në këtë kohë të  konkretit  dhe  interneti, të ngopur nga zhurma e qytetit, paqja  dhe qetësia, mendoj se ato mund të gjenden në veprat e tij.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *