Shfaqje teatrale: “Vëllezërit Të parët dhe të fundit “– John Galsworthy.

Më datë 13.09.2019 (e premte) në Qendrën e Kulturës- Kërçovë u realizua shfaqja teatrale “Vëllezërit Të parët dhe të fundit”- John Galsworthy.

Kjo shfaqje u mirëpritë tepër mirë nga ana e publikut të qytetit të Kërçovës dhe rrethinës ku ishin të pranishëm rreth 300 vizitorë.

Kjo vepër që shquhet dramë tregon me ngjyrime të forta dhe vendosmërisht atmosferën melodramatike të një avokati të njohur, i cili për shkaqe të lehtësisë sociale djeg provat e një vrasjeje të kryer nga vëllai i tij , për të cilën u akuzua dhe u gjykua një person i pafajshëm. Por që në mënyrë indirekte, ai shkaktoi dy vdekje të pafajshme të vëllait të tij dhe të dashurës, duke justifikuar veten se e meritonin. Një Avokat që mishëron suksesin, ku më shumë na inicion në një zuzar dikenian, dhe që e konsideron vëllain e tij veçse si dështim shoqërorë. Një ndjenjë egoizmi e nxiti Kejs Derrant të mësonte krimin e vëllait Lari, ku në fakt nuk ishte ky qëllimi që të ndihmonte vëllain e tij të dilte nga kjo histori ,por përpjekja që të shpëtojë reputacionin e tij si një avokat i shkëlqyeshëm dhe të mos zhytej në humnerën e skandalit. Megjithatë  Lari  doli të ishte mjaft i drejtë dhe i sinqertë me veten e tij, duke mos e lejuar që të ekzekutohet një i pafajshëm për një krim që ai vetë e bëri.

Ideja është që kjo histori të nxisë pyetjet në mendjen e publikut; se çka  nëse do të isha një nga Darrants? Si do zgjidhja të veproja? A ka më njerëz të mirë dhe të ndërgjegjshëm në këtë botë? A duhet përhirë të autoritetit të humbet ndërgjegjja, njerëzillëku? A duhet të vazhdojmë të presim që drejtësia të vërë drejtësi, apo duhet të jemi ne ata që të peshojmë nga e drejta, apo është Karma ajo që i ndjek njerëzit nga pas?

 Pra, Dilemat e vështira të jetës, ku në fund secili bën zgjedhjen e tij / saj.

Në këtë shfaqje luajtën:

Rrahim Ramadani – Kejs Derrant

Arben Rasimi – Lorens Derrant

Erjona Ahmeti – Vanda

Gazetashitsja – Agnesë Sadiku

Regjia: Afërdita Nuhiji

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *