
Çdo vit, 21 Marsi është i shënuar për kremtimin e tre ngjarjeve kryesore. Përveçse t’i themi një “Mirë se erdhe” pranverës, ditës së ekologjisë, ne festojmë edhe Ditën Botërore të Poezisë.
Një nga arsyet pse festohet Dita Botërore e Poezisë është përdorimi i recitalit gojor. Në këtë mënyrë ripërtërihen dialogët mes poezisë dhe arteve të tjera. Me rastin e shënimit të kësaj dite të rëndësishme botërore, ditës së poezisë në Qendrën e Kulturës Koço Racin, e cila me mbështetjen, gjegjësisht mjete financiare të miratuara nga Ministria e Kulturës, të cilat ishin kërkuar përmes projektit të propozuar për këtë ditë, u organizua një manifestim në bashkëpunim me tri shkolla lokale:SH.F “Vladimir Vladimir Polezinoski”, SH.F “Sande Sterjoski” dhe SH.F “Jonus Emre” në të cilën morën pjesë nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën, ku i gjithë manifestimi, gjegjësisht Dita Botërore e Poezisë u shënua në tri gjuhë (maqedonisht, shqip dhe turqisht). U lexua prozë poetike për ditën e poezisë, ditën e ekologjisë si dhe nga shkrimtarë-poetë të njohur ku gjatë aktivitetit pati pika muzikore nga nxënësit.








Në fund, për faleminderim, të gjithë nxënësve dhe mësuesve-mentorve të tyre i’u ndanë mirënjohje nga Qendra e Kulturës “Koço Racin”, për bashkëpunimin e tyre dhe për realizimin e Ditës Botërore të Poezisë.



Event:
https://facebook.com/events/s/dita-boterore-e-poezise/1346351205872092/
Foto:
https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1969794789866348/
Video:
https://www.facebook.com/989652581213912/videos/951993062343304/
https://www.facebook.com/989652581213912/videos/688032005660930/
https://www.facebook.com/989652581213912/videos/1148543092655360/
https://www.facebook.com/989652581213912/videos/922467945113452/