Tagged: film

Ekspozitë kolektive  të  Lulu Art Studio  “ Buqet zemrash “ 

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm  ekspozitë kolektive  të  Lulu Art Studio  “ Buqet zemrash “  financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.

Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi dhe Maja siljanoski të cilat pasi folën për ekspozitën kolektive  të Lulu Art Studio,  i dhan fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Mazllam Osmani i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e këtijë projekti Lulzime Osmani e cila foli për veprat e nxënësve të saj dhe kjo ekspozitë konkretisht  u paraqit me një numër të madh veprash të moshave të ndryshme .

Nxënësit prezantuan  41 piktura, natyra të qeta  në teknikën e akrillit në pëlhurë, në mënyrë të shkëlqyer, para publikut . Lulzime Osmani  edhe këtë herë dëshmoi dashurinë e saj ndaj figurës së fëmijëve dhe emocionet që shfaqin fëmijët në pikturat e tyre .

Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.

Premiera e filmit “Nëntori i ftohtë”

Në Qendrën e kulturës u shfaq premiera e filmit “Nëntori i ftohtë”, film ky i cili ka fituar disa çmime ndërkombëtare, ndër to edhe çmimin që jepet për konfirmin e vlerave të larta artistike të filmit nga “South East European Film Festival. Premiera e filmit shfaqi interes mjaft të lartë edhe për publikun e Kërçovës.

Continue reading…
0

Kinoprojeksion i filmit “The Death of Stalin”

Pallati i Kulturës filloi me kinoprojeksione të filmave vendas dhe të huaj çdo të premte me dy terminë dhe atë 19:30 dhe 21:30. Të premten më  27.12.2019 u shfaq filmi “The death of Stalin”

0

Kinoprojeksion i filmit “Zoe”

Pallati i Kulturës filloi me kinoprojeksione të filmave vendas dhe të huaj çdo të premte me dy terminë dhe atë 19:30 dhe 21:30.

Të premten më  20.12.2019 u shfaq filmi ” Zoe “.

0

Film i animuar ”Ninxha me kuadrate”

Një kukull Ninxha me Kuadrate e poseduar, bëhet shok me adoleshentin Aleks në mënyrë që të hakmerret për vrasjen e një punëtori të fabrikës së fëmijëve të varfër. Ninxha me kuadrate ndihmon Aleksin të mundë bullizmin që i bëhet në shkollë, gjithashtu dhe të arrijë dashurinë e jetës së tij. Ndërsa Aleksi e mëson atë se hakmarrja e përgjakshme nuk është ndryshe nga krimi i përgjakshëm.

0