Kinoprojeksion i filmit “Kthimi” nga regjisori Kastriot Abdyli

Filmi është inçizuar në bashkë produksion të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë. Në njërin nga rolet kryesore të femrave në këtë film paraqitet edhe aktorja franceze Delfin Depardje, mbesa e aktorit të njohur botëror Zherar Depardje. Gjithashtu luajnë: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Liridona Shehu, Sefeta Rugova si dhe tani me i ndjeri Sefedin Nuredini.

Filmi paraqet një emigrant të ri shqiptar I cili para se të largohet nga vendlindja I kish dhënë besën Bardhës por tani më kur kthehet në vendlindje kthehet me të dashurën e tij franceze e që hasin në kundërshtim nga babai I tij I cili është një burrë tradicional. Ai vendos të kthehet në fshatin e tij të lindjes në Maqedoni por surpriza e këndshme shndërrohet në një zhgënjim të madh kur prindërit e tij zbulojnë arsyen e vërtetë të kthimit të djalit ”

Skenografinë e ka bërë kërçovari Zeni Ballazhi, kostimograf Izet Curri kurse kompozitor Memli Kelmendi.

Kishim nderin të kemi edhe vetë regjisorin Kastriot Abdylin me ekipin që kanë realizuar filmin Hazir Haziri, Selman Lokaj, Zeni Ballazhi, Izet Curri dhe Ismail Kasumi.

Me gjimnazistët kishte edhe debat të hapur ku bënin pyetje rreth realizimit të filmit dhe merrnin përgjigje nga ana e aktorëve dhe regjisorit.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *