Projeksion Kinematografik i Filmit ” Toka e Mjaltit”

Në Qendrën për Kulturë Kërçovë u transmetua filmi “ Toka e Mjaltit” dhe atë me këto terminë:
Data:17.10.2019 ( e enjte) në ora 19:30 dhe në ora 21:30.
18.10.2019 ( e premte) në ora 21:30
19.10.2019 ( e shtunë ) në ora 19:30 dhe në ora 21:30
20.10.2019 ( e dielë ) në ora 19:30 dhe në ora 21:30

Toka e mjaltit” është dokumentari më i vlerësuar i cili në Janar të këtij viti triumfoi me tre çmime në Festivalin prestigjioz të Filmit Sundance ku për herë të parë në historinë e këtij eventi një filmi iu dha tre njohje. Filmi është kandidati i këtij viti për Oscar në Maqedoni dhe është në garën për dokumentarin më të mirë në “Çmimet Evropiane të Filmit” të akorduar nga “Akademia Evropiane e Filmit”. Honey Land deri më tani ka marrë pjesë në një numër të madh festivalesh filmike, ka fituar 16 çmime ndërkombëtare dhe vlerësime pozitive për filmin, botuar në të gjitha revistat kryesore të filmit botëror.

SINOPSIS

Kur njëri e thyen rregullin, të gjithë e paguajnë çmimin.

Bletarja e fundit në Evropë përballet me një sfidë serioze kur bëhet fjalë për shpëtimin e bletëve
dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror.

Nomadët e mjaltit mbërrijnë në tokën e mjaltit dhe shkelin rregullin themelor:

Merr gjysmën e mjaltit dhe gjysmën tjetër e leje te bletët.

Drejtorët:
Ljubomir Stefanov
Tamara Kotevska

Protagonistët:
Atixhe Muratova
Nazife Muratova
Husein Sem
Lutfije Sem
Muzafer Sem


You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *