Projeksion i filmit i “Ditë të papagëzuara” me regji të Ivo Trajkov

Qendra e kulturës shfaqi filmin “Ditë të pa pagëzuara”

Përmbajtje e shkurtër
Në pranverën e vitit 1939 transmetohet lajmi se në fshatin e vogël malor Piargy, i varrosur nga një ortek bore vetëm pak ditë më parë, ka lindur Antikrishti. Peshkopi kërkon që deklaratat e Joankës, të vetmes të mbijetuar të fatkeqësisë, të hetohen siç duhet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Dashuri, pasion, shpresë, mëkat dhe ndëshkim.
Këto janë fjalët që do të përshkruanin më së miri atmosferën në filmin e fundit të Ivo Trajkov, një simbol i Sodomës dhe Gomorrës moderne.Këto janë fjalët që do të përshkruanin më së miri atmosferën në filmin e fundit të Ivo Trajkov, një simbol i Sodomës dhe Gomorrës moderne.
Një histori vizualisht e kushtueshme, e bazuar në një tregim të shkurtër të shkrimtarit sllovak František Švantner, filmi bën përshtypje me origjinalitetin dhe rrallësinë e tij në qasjen ndaj temës. Nëpërmjet fotografisë brilante bardh e zi, ai kap në mënyrë delikate dhe jo trendi një atmosferë drame historike dhe është një pasqyrë e hipokrizisë së moralit, fesë dhe traditës patriarkale në shoqëri – po aq e rëndësishme edhe sot, si në periudhën menjëherë para Botës së Dytë.

Event Link:
https://www.facebook.com/events/1639596159854198/

You may also like...

Lini një Përgjigje