Ekspozitë kolektive “Pjesët më të bukura të qytetit”

Më datë 22 tetor në ora 18:00  në foaen e Qendrës së kulturës “Koço Racin” Kërçovë u mbajt ekspozita kolektive “Pjesët më të bukura të qytetit ” nga artistët Lulzime Osmani, Mazllame Saliu, Benita Xhelili, Valdeta Ibishi, Arbër Sadiku.

Në këtë ekspozitë u paraqitën pjesët më të bukura të qytetit edhe pse të tilla janë shumë.  Secili nga artistët prezantoi nga dy punime. Magjia e peizazheve të humbura të Kërçovës tashmë ka vetëm një alternativë për tu “përkujtuar” dhe përjetuar jo vetëm nga nostalgjikët dhe ambientalistët, por edhe miqtë e natyrës së bukur, frymëzuese dhe artistike,duke pikturuar pjesët më të bukura të qytetit.

Ekspozita u mbajtë në përputhje me protokollin e Ministrisë së kulturës të lëshuar nga Komisioni Shëndetësor për mbrojtjen nga Covid-19 . Mbajtja e maskës dhe distancës ishte e detyrueshme!

Foto album:

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1588118161367348/

Video:

https://fb.watch/2OND46ng_M/

You may also like...

Lini një Përgjigje