Koncert festiv me këngë e valle popullore shqiptare

INQK “Koço Racin” – Kërçovë26 dhjetor 2025, me fillim në ora 19:00,organizoi një koncert festiv me këngë dhe valle popullore shqiptare, i dedikuar mërgimtarëve tanë që gjatë ditëve të festave u rikthyen pranë familjeve dhe vendlindjes.

Kjo mbrëmje festive solli para publikut një program të pasur artistik, ku u prezantuan artistët e Shkollës së Valleve Popullore Shqipe pranë Qendrës së Kulturës – Kërçovë, nën udhëheqjen e koreografëve Avni dhe Xheneta Zeneli, si dhe vokalistë dhe instrumentistë të udhëhequr nga prof. Burim Mehmedi.

Në koncert u paraqitën: Isra Elmazi, Anila Mahmudi, Valza Veliu, Diellona Veliu, Andi Mustafa, Andi Jahja, Tarik Emini, Altin Ramadani dhe Agim Imeri, të cilët me interpretimet e tyre krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese për publikun e pranishëm.

Mbrëmja u pasurua edhe me pjesëmarrjen e mysafirëve specialë Shefkije Alimi, Sidorela Lutfiu, Rajana Dervishi, Rona Limani, Qemal Emini dhe Elmir Begzati nga Tetova, të cilët kontribuuan në suksesin e kësaj ngjarjeje me performanca të veçanta artistike.

Ky koncert festiv ishte një mbrëmje e veçantë, ku kënga, vallja dhe tradita shqiptare u bashkuan për të krijuar ndjenjën e të qenit sërish në shtëpi, duke forcuar lidhjen shpirtërore me atdheun dhe kulturën tonë.

Qendra e Kulturës “Koço Racin” – Kërçovë falënderon të gjithë artistët dhe publikun për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në realizimin e kësaj mbrëmjeje të suksesshme kulturore.

You may also like...