Sëbashku rritemi dhe mësojmë

Sëbashku rritemi dhe mësojmë me rastin e javës së fëmijëve projekti i cili ishte i planifikuar për tu realizuar në bibliotekën e qytetit për edukimin e fëmijëve të gjeneratave më të vogla nga çerdhja “Ollga Miceska” ku ishte e parapamë aktivitet nga ana e fëmijëve si psh. Ngjyrosje, formimin e figurave, shkronjave dhe të ndryshme dhe të shihet interesimi i fëmijëve për shkronjat dhe kreativiteti i tyre personal nëpër librat për ngjyrosje.

Aktivitet me përdorimin e mjetev në mënyrë të pavarur , ngjyrave dhe fitimit të aftësive duke bërë krijime nga materialet në dispozicion për fëmijët parashkollorë. Përshkak të situatës të krijuar nga pandemia nga COVID-19 në dhe për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve ky projekt u realizua me masa të rrepta me çka çerdhja u vizitua nga një numër i vogël i punëtorëve sipas protokolleve dhe mbrojtje të plotë-dezinfektim ku fëmijëve iu dha pajisja e siguruar e cila ishte planifikuar për rrethana më të mira për realizimin e këtij projekti.  Për këtë projekt ishin të miratuara  20,000 denarë.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *