Ekspozitë “Bukuritë përrallore të shtëpive të vjetra” nga Valdeta Ibishi

Artisja e re nga Kërçova realizoi ekspozitën e saj të parë me piktura të shtëpive të vjetra në Qendrën e kulturës “Koço Racin” Kërçovë.
Valdeta Ibishi është 24 vjeçe, nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut. Ka studiuar në Universitetin e Tetovës ne degën e arteve figurative, me profesion Piktore.
Monumentet e vjetra janë për tu admiruar, me modele të vjetra mbi 100 vjeçare, shumica prej tyre janë të rrënuara dhe shumë prej tyre nuk ekzistojnë më.
Pikturat e saj janë vepra të cilat burojnë nga pasioni, shpirti dhe koha e fëmijërisë së saj që ka kaluar, kjo ekspozitë tregon që historia jonë është shumë e pasur, në këto shtëpi ka shumë histori, dhimbje, gëzim, lumturi, varfëri, pasuri etj. Shtëpitë e vjetra janë një monument shumë i rëndësishëm i kulturës sonë, këto shtëpi janë ndërtuar nga mjeshtërit shqiptarë, me mundin dhe djersën e tyre, kanë një pamje mahnitëse se si dora e njeriut e ka sjellë deri ne atë pikë me një zbukurim, dekoracion të shkëlqyer. Shtëpitë e asaj kohe kanë elemente të ndryshme arkitektonike dekorative.
Këto vepra janë të paraqitura në frymën ekspresive, duke deformuar realitetin, të pikturuara me shtresa të trasha të ngjyrës, me një theksim të tepërt,me disa tone të qeta dhe të lehta dhe me disa shikime të humbura diku në imagjinatë. Janë të pikturuara me tekniken e akrillit dhe vajit në pëlhurë.

https://www.facebook.com/events/266150681949211/

Foto album:

https://www.facebook.com/989652581213912/posts/1789820881197074/

Video live:

https://fb.watch/a4asyK7OFB/

https://fb.watch/a4at7o7e7-/

You may also like...

Lini një Përgjigje