Premiera e filmit “Nëntori i ftohtë”

Në Qendrën e kulturës u shfaq premiera e filmit “Nëntori i ftohtë”, film ky i cili ka fituar disa çmime ndërkombëtare, ndër to edhe çmimin që jepet për konfirmin e vlerave të larta artistike të filmit nga “South East European Film Festival. Premiera e filmit shfaqi interes mjaft të lartë edhe për publikun e Kërçovës.

Filmi sjell një histori familjare të bazuar mbi ngjarje të vërteta, në një kohë të turbullt kur nuk ka pasur jetesë por vetëm ekzistencë, ishin këto fjalët e regjisorit për të përshkruar filmin.
Tematika e filmit është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-ta, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.

Media link:

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.