Ekspozita “Metamorfozat e hapësirës 4″nga Jovan Naumovski

Më 24 qershor u mbajt ekspozita “Metamorfozat e hapësirës 4” nga Jovan Naumovski.

ovan Naumoski u lind më 7 qershor të vitit 1982 në qytetin e Shkupit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Kërçovë. Në Fakultetin e Artit Figurativ u regjistrua në vitin akademik 2005, nga ku u diplomua në 2009 , Departamenti Pedagogjik – drejtimi grafik në klasën e prof. Trajçe Bllazhevski. Nga viti 2009 deri në vitin 2012 ka ndjekur studimet pasuniversitare – dega e skulpturës klasa e prof . Stanko Pavlleski në Fakultetin e Arteve të Bukura , në të cilin ka marrë titullin master në vitin 2012. Në vitin 2012 regjistrohet në studimet pasuniversitare në Fakultetin e Arteve Audiovizuale , ESRA , në katedrën e dizajnit skenik , në degën e fotografisë me prof. Robert Jankulloski, në të cilin në vitin 2013 kreu studimet master. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Maqedonisë (SHAAFM), ku merr pjesë aktive në të gjitha aktivitetet e saj. Ai është gjithashtu anëtar i Unionit Kombëtar të Fotografisë së Maqedonisë së Veriut, në të cilin merr pjesë aktive të gjitha projektet e saj. Kryetarë dhe themelues i klubit fotografik PIKSELL – Kërçovë. Vepra e tij në krijimtari është mjaft e bujshme dhe e larmishme. Punon në disa fusha të artit , si grafika, piktura, skulptura, fotografia, dizajni, video, përgatitje e skenografisë si dhe fushën e dramës dhe regjisë në televizion. Deri më tani ka realizuar disa ekspozita personale dhe kolektive gjithashtu ka realizuar edhe një numër të madh ekspozitash botërore në fushën e fotografisë. Në fushën e teatrit amator ka drejtuar shumë shfaqje për të rritur dhe fëmijë. Gjithashtu ka organizuar një numër të madh manifestimesh nga drejtime të ndryshme në fushën e artit. Aktualisht është aktiv në fushën e dizajnit grafik dhe arteve të tjera vizuele.

https://fb.me/e/32lShCzT4

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.304508045257552&type=3

https://fb.watch/lTvNs5PoNT/

You may also like...

Lini një Përgjigje