Ekspozitë personale nga Enver Selimi “Ndërtimet e vjetra në Kërçovë”

Më datë 07 tetor në ora 17:00  në foaen e Qendrës së kulturës “Koço Racin” Kërçovë u mbajt ekspozita “Ndërtimet e vjetra në Kërçovë” nga piktori Enver Selimi.

Nëpërmjet veprave artistike, me ndërtimet e vjetra të cilat më nuk ekzistojnë, artisti paraqiti arkitekturën e vjetër të këtij qyteti të mrekullueshëm, vepra të cilat u prezantuan  në pëlhurë me teknikën e vajit. Janë pikturuar objekte nga shekulli i kaluar që gjeneratat e reja të kenë një prezantim në çfarë mënyre janë ndërtuar dhe çfarë fasadimesh të mrekullueshme kanë pasur ndërtesat, sepse kështu nëpërmjet veprave artistike mundemi t’ua prezantojmë të tjerëve trashëgiminë kulturore brezave që vijnë.
Ekspozita u realizua duke respektuar masat për mbrojtje dhe parandalim nga Covid-19.


You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *