
Në INQK “Koço Racin”- Kërçovë më datë 10.10.2020 u mbajtë koncert solemn për përvjetorin e INQK “ Koço Racin”- Kërçovë ku u festua 40 vjetori i ekzistencës së këtij institucioni.

Me praninë e vizitorëve u madhështua festa me rastin e katër dekadave të ekzistencës , punës dhe krijimit të veprave të rëndësishme artistike të destinuara për Kërçovën tonë.

Ky koncert u realizua me një kolorit artistik ku u përjetësua kjo ditë e rëndësishme për institucionin tonë.
Koncerti u mbajt sipas protokolleve nga Ministria e kulturës e dhënë nga komisioni shëndetësor për mbrojte nga Covid-19 ku edhe numri i vizitorëve ishte i kufizuar dhe ky numër arriti deri në 74 vizitorë.
Mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës ishte e obligueshme!
Gjatë këtij koncerti u realizua një program i pasur artistik nga artist të ndryshëm.