Film vizatimor “Historia e pabesueshme e Dardhës Gjigante”

Në kuadër të Tetova International Film Festival nga produksioni ODA, në Qendrën e Kulturës u shfaq filmi vizatimor i dubluar në shqip “Historia e pabesueshme e Dardhës Gjigante”.

Përshkrimi i filmit vizatimor: Jeta në Solbi është e këndshme dhe e qetë, derisa një ditë, Miçoja dhe Sebastiani gjejnë një mesazh në shishe pranë portit. Shishja vjen nga kryebashkiaku i zhdukur i Solbit, me një mesazh ku thuhet se ai ndodhet në një ishull të mistershëm dhe ka bërë një zbulim të madh. Tani, atyre iu duhet të ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm për të shpëtuar kryebashkiakun e për ta sjellë në shtëpi. Gjatë rrugës do të zbulojnë edhe diçka që do t’i sjellë kënaqësi të madhe qytetit të Soldit – një dardhë gjigante.
Zhanri: Animacion | Familjar | Film për Fëmijë 4+
Regjia: Philip Einstein Lipski, Amalie Næsby Fick, Jørgen Lerdam
Skenari: Bazuar në librin popullor për fëmijë me të njëjtin titull nga Jakob Martin Strid
Kohëzgjatja: 79 min
Filmi vizatimor u realizua duke respektuar masat dhe protokolin për mbrojtje nga Covid-19.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *