Vizitorë nga Erasmus

Qendrën e kulturës e vizituan nxënësit dhe arsimtarët nga Erasmus në kuadër të projektit të Erasmus plus solidaritet dhe barazisë në kordinim me shkollën fillore “Kuzman Josifoski Pitu” Kërçovë. Vizitë nga nxënësit dhe arsimtarët nga Polonia, Rumania, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Vizitorët patën mundësinë të shohin punimet e qeramikës të cilat realizohen çdo vit në puntorinë e mjeshtrit të poçarisë Slobodan Stoleskit, poashtu edhe ekspozitën e piktores Elita Aliti e cila me theks të veçantë ishte dedikuar për personat me vështirësi në shikim, si dhe disa nga veshjet tradicionale maqedonase.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.