Drama ” Bac u kry ” për nga skena dramatike ka të bëjë me tregim poetik që e përshkruan Kosovën në kohën e luftës.

Në këtë shfaqje interpretuan aktorët Bruno Shllaku, Mimoza Marjanaku, Dana Xhaj, Gjovalin Kolaj, Megi Kolaj, dhe Marviks Shantoja.
Në këtë shfaqje gërshetohet poetika me emocione për ngjarjet e njëpasnjëshme që tronditën vendet e qytetëruara kur ato u bënë publike.
Kjo shfaqje të jep përshtypjen e një pajtimi me robërinë.Me ikjen dhe ardhjen e njëpasnjëshme të ngjarjeve fillon e ndërtohet kështjella kosovare si një legjendë e Kullës së Jasharajve.
