Ekspozitë kolektive  të  Lulu Art Studio  “ Buqet zemrash “ 

Para një numri shumë të madh miqsh, mysafirësh dhe artdashësish në foajen e qendrës së kulturës Koço Racin – Kërçovë shfaqëm  ekspozitë kolektive  të  Lulu Art Studio  “ Buqet zemrash “  financuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV.

Ekspozitën e hapi moderatorja Valdeta Ibishi dhe Maja siljanoski të cilat pasi folën për ekspozitën kolektive  të Lulu Art Studio,  i dhan fjalën drejtorit të qendre së kulturës z. Mazllam Osmani i cili falënderoi të pranishmit dhe Ministrinë e kulturës dhe turizmit për përkrahjen e këtij projektoi si dhe autoren e cila solli shumë piktura domethënëse. Në vazhdim fjalë mori autorja e këtijë projekti Lulzime Osmani e cila foli për veprat e nxënësve të saj dhe kjo ekspozitë konkretisht  u paraqit me një numër të madh veprash të moshave të ndryshme .

Nxënësit prezantuan  41 piktura, natyra të qeta  në teknikën e akrillit në pëlhurë, në mënyrë të shkëlqyer, para publikut . Lulzime Osmani  edhe këtë herë dëshmoi dashurinë e saj ndaj figurës së fëmijëve dhe emocionet që shfaqin fëmijët në pikturat e tyre .

Në fund të ekspozitës u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.

You may also like...