
Ekspozita e artistes Shqipe Mehmeti, me titull “Dita pas/The day after” përmbante 30 piktura, grafika dhe vizatime, në teknikën e akrilikut në pëlhurë, monotipi, kolografi, të punuara në vitet 2021 – 2023. Autorja është diplomuar në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup, ku edhe ka kryer studimet pas universitare për grafikë. Ajo ka realizuar mbi 30 ekspozita të pavarura në rajon dhe më gjerë, Berlin, Paris, Nuremberg, Njujork, Stamboll, Bursë, Visby, Prishtinë, Novi Sad, Rjekë,Shkodër. Ajo është fituese e çmimeve në fushën e pikturës dhe grafikës, duke përfshirë edhe çmimin “Grand – Prix” në Sallonin e 17-të dimrit organizuar nga Shoqata e artistëve të Maqedonisë së Veriut në vitin 2018.


Media Link:
https://fb.watch/l6Lw7ae27w/
Foto Link:
facebook.com/media/set/?vanity=100026420543169&set=a.1188916625332344
Event Link:
https://www.facebook.com/events/188174123809158/?ref=newsfeed
Video Link:
https://fb.watch/l6M5mEWX7d/