
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, qendra jonë organizoi konkurs letrar me temë të lirë në katër gjuhë (maqedonisht, shqip, turqisht dhe rome) në bashkëpunim me shkollat fillore të qytetit SHF ” Dr. Vlladimir Polezhinoski” dhe SHF “Sande Sterjoski”.
Për përzgjedhjen e punimeve më të mira ku morën pjesë nxënësit nga katër grupe etnike nga klasa e V deri në klasën e IX, u përcaktuan katër çmime të para nga çdo gjuhë, ku përzgjedhja e punimeve më të mira u bë nga mentorët-mësimdhënësit e shkollave të cilat u angazhuan plotësisht në realizimin e këtij projekt – eventi.









Në këtë manifestim, përveç ndarjes së çmimeve dhe leximit të punimeve fituese nga konkursi letrar, u lexuan edhe punime të nxënësve të tjerë pjesëmarrës të këtij eventi poashtu në katër gjuhë.Përveç një certifikate mirënjohjeje, nxënësit fitues të konkursit letrar u shpërblyen edhe me nga një dhuratë të vlefshme – smart watch dhe tre libra të përzgjedhur, ndërsa nxënësve tjerë ju nda nga një mirënjohjeje për pjesëmarrjen e tyre. Përveç honorarit mësuesve mentorë ju nda edhe mirënjohje dhe një libër nga qendra e kulturës.Adhuruesit e fjalës së shkruar treguan interesim të madh për këtë event, gjë që e tregon edhe numri i vizitorëve që ishin në sallë. Pas përfundimit të manifestimit për të gjithë nxënësit – pjesëmarrës dhe mësimdhënësit u shtrua një koktej-darkë nga qendra e kulturës.
Video link:
Foto album: