Kinoprojeksion i filmit “Hijet” nga Milço Mançeski

Qendra e kulturës shfaqi filmin “Hijet” nga regjisori i njohur Milço Mançeski, ku Qendra e kulturës në bashkëpunoi me Kryqin e kuq me qëllim që mjetet e grumbulluara nga shitja e biletave të donohen tek viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

“Hijet” (anglisht: Shadows) — film maqedonas i vitit 2007, me regji, prodhim dhe skenar të Milço Mançevskit. Është xhiruar në Shkup, Ohër dhe disa vende të tjera në Maqedoni. “Hijet” ishte kandidat maqedonas për nominim për Oscar por nuk arriti në mesin e pesë të nominuarve. Filmi premierën e pati në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe u shfaq në disa festivale të tjera të njohura.
Sinopsis:
Një mjek i ri i suksesshëm, Lazar Perkov, i martuar me një grua të bukur me të cilën ka një fëmijë. Ka gjithçka – madje edhe miqtë dhe të afërmit e quajnë ‘Lucky’. Por pamja ndonjëherë është mashtruese; përkundër të gjitha kënaqësive tokësore, Llazari vazhdimisht përpiqet të kënaqë nënën, babanë dhe gruan e pa interesuar. Çdo ditë është e njëjtë për të, derisa një ditë mezi i mbijeton një aksidenti të rëndë automobilistik.
Pas shërimit, Llazari përballet me njerëz që duket se vdesin vazhdimisht, çdo herë duke sjellë të njëjtin mesazh: “Kthejeni atë që nuk është e juaja. Kini respekt.” Pasi Lazari kupton se këto shfaqje të tij nuk janë thjesht ëndrra, por pjesë e jetës së përditshme, ai arrin në përfundimin se ata janë shpirtra të humbur që nuk kanë gjetur ende paqen në botën tjetër dhe në fund arrin të zbulojë se çfarë në fakt ai duhet të kthejë.
Rolet kryesore:
Borçe Naçev
Salaetin Bilal
Vesna Stanojevska
Sabina Ajrula-Tozia
Dime Iliev
Ratka Radmanoviq
Petar Mirçevski
Ilko Stefanovski
Vladimir Yaçev
Goce Vlakhov
Vasil Shishkov
Filareta Zdravkoviq
Boris Chorevski
Branko Beninov
Isabella Novotny
Laze Manaskovski

You may also like...

Lini një Përgjigje