Shfaqje me kukulla ” Planeti i ftohtë” nga Klau’s Film Tiranë

Qendra e kulturës “Koço Racin”- Kërçovë më datë 26.12.2019 në bashkëpunim me “Klau’s Film Association”-Tiranë,solli shfaqjen me kukulla për fëmijë “Planeti I ftohtë”.

Klau’s Assocation ka 12 vjet eksperiencë në fushën e artit në Shqipëri, sidomos atë në shfaqet teatrale për fëmijë.

Shfaqja flet për një vajzë me emrin Klea, e cila ka dëshirë të fluturojë lart në qiell për t’I parë yjet nga afër. Ëndërra ia plotëson dëshirën dhe ajo arrin të ngjitet lart në qiell por ajo çka sheh nuk e gëzon aspak. Ajo gjendet e vetme në mes humbëtires dhe fillon të dridhet jo vetëm nga frika e vetmisë, por edhe nga I ftohi I madh. Pikërisht në momentin kur I ka humbur shpresat dhe frika I ka hyrë në palcë, ajo njihet me dy banorë të Planetit Hundëcip, Cipkon dhe Cipkofreskun. Ata janë dy fëmijë të çudishtshëm, të cilët me anë të lojës dhe shakasë arrijnë t’ia largojnë vetminë dhe frikën Kleas dhe t’ia ngrohin sadopak zemrën. Pasi miqësohen, luajnë e argëtohen ata I rrëfejnë asaj historinë e tyre sa të trishtë aq edhe qesharake brenda një realiteti aspak të zakonshëm njerëzor. Fantazia është elementi mbizotërues I kësaj vepre. Të papriturat situatat dhe rrethanat i bëjnë këto personazhe tepër simpatikë dhe të dashur për të gjithë. Aty çdokush mund të shohë apo të gjejë veten.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *