Tetori Rozë

Me datë 18.10.2022 në ora 19:00 në INQK “Koço Racin” Kërçovë nxënësit e SHMK “Drita” Kërçovë shënuan muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Programi përmbante dramë, monolog dhe poezi të përgaditura nga vetë nxënësit e shkollës së lartëpërmendur, me mentore prof. Arjeta Zeqiri.

Monologu ishte mjaftë i veçantë sepse u përgatit dhe u prezantua para të pranishmëve nga protagonistja dhe e mbijetuara e kancerit të gjirit Antigona Seferi.

Në këtë monolog, Antigona rrëfeu para të pranishmëve se çfarë ka kaluar dhe çfarë ka ndjerë gjatë këtij rrugëtimi të frikshëm, të trishtueshëm, por edhe aq të guximshëm për të mposhtur kancerin e gjirit.

Antigona dha një mesazh shumë të fuqishëm për sa i përket asaj se si duhet përballuar këtë sëmundje si fizikisht ashtu dhe mentalisht, si dhe motivin dhe guximin që u desh për t’i dhënë fund kësaj sëmundjeje të tmerrshme që ka marrë kaq shumë jetë grash dhe vajzash në mbarë botën.

Video live:

https://fb.watch/gfq0bbjK8P/

https://fb.watch/gfq14ux8ER/

https://fb.watch/gfq1C-iPn0/

https://fb.watch/gfq1-2sOhI/

https://fb.watch/gfq2FHXCQO/

Foto album:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02D553EeVtkX4WpNEnLN1U1KbK3XU9GD5s9dMPkiz9Nz61vN24AdBiiWGoTBqKEEC7l&id=100026420543169

Media:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02goQaN6qj1aLA2jiotDMi4gHEWGtd9N8n6BNQcaiwkp6eR6RLk3RztuiQfYnzSgXwl&id=100026420543169

You may also like...

Lini një Përgjigje